Peja përkujton dëshmorët e kombit

04 maj 2018 | 14:46

Nën organizimin e shoqatave dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të premten janë bërë homazheve në të gjitha varrezat e dëshmorëve në komunën e Pejës, ndërsa nesër (e shtunë) në orën 12:00 do të bëhen homazhe në qendër të qytetit, konkretisht te lapidari i dëshmorëve në sheshin “Shkëlzen Haradinaj”.

Pas homazheve, të shtunën në Kinoteatrin “Jusuf Gërvalla” në Pejë duke filluar nga ora 13:00 do të mbahet akademi përkujtimore.

Po ashtu, të shtunën nga ora 14:30 do të fillojnë garat sportive tashmë tradicionale në shenjëtari, streetball dhe në shah.

Gjithashtu edhe të dielën në orën 11:00 do të zhvillohen gara në futboll dhe në pingpong.

Të gjitha këto aktivitete që organizohen nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së janë tradicionale në komunën e Pejës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulzim Tafa Përjashtimisht veprave penale të kapura në flagrancë (në…