Peja – Ponte Prizreni hap edicionin në Ligën Unike

10 nëntor 2022 | 11:33

Sot (e enjte) do të hapet zyrtarisht edicioni i ri në Ligën Unike të Meshkujve. Në këtë ligë garojnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria.

Gjithsej do të zhvillohen 14 xhiro, me vajtje-ardhje, ndërsa më pas do të përcaktohen katër skuadrat e para që do të garojnë në “play-off” për titullin e kampionit. Peja është kampione e kësaj gare dhe synon ta mbrojë titullin e kampionit, ndërsa prizrenasit për herë të parë marrin pjesë në këtë garë dhe synojnë paraqitje sa më të mira.

“Verdhezinjtë” janë të pamposhtur në këtë edicion me tetë fitore në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll dhe një fitore në Ligën Ballkanike, kurse prizrenasit kanë tri fitore e katër humbje në elitën e basketbollit të meshkujve. Ndeshja zhvillohet të enjten (sot) nga ora 19:00. Rezultati i kësaj sfide është i vlefshëm edhe për Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e sotme të…