Peja shpall më të mirët e vitit 2021

21 janar 2022 | 12:33

Komuna e Pejës ka organizuar ceremoninë zyrtare për ndarjen e shpërblimeve, dekoratave dhe mirënjohjeve për sportistët më të mirë dhe më të dalluar të Komunës së Pejës për vitin 2021.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka i përshëndeti të pranishmit, të cilëve ju uroj mirëseardhje dhe theksoj se arsyeja e vonesës në kohë është se: “kemi bërë të pamundurën, që shumica e sportistëve dhe punëtorëve eminent të jenë së bashku me ne sot. Falënderim të veçantë për të gjithë njerëzit, të cilët e kanë mbështetur sportin fuqishëm, Ju falënderohem për gjithë angazhimin, që e keni dhënë gjatë vitit 2021 me dëshirën, që ky vit ka me qenë edhe më i suksesshëm”, ka thënë Syka.  ​

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Të gjitha çmimet:

 

Punëtor  sportiv  i vitit  2021

 

Qamil  Vishaj

Për zhvillimin dhe masovizimin e pingpongit në Pejë.

Ali  Tahiraj

Për zhvillimin dhe përparimin e atletikës në Pejë.

 

Gjyqtari  i  vitit  2021 

 

Gramos  Shala

Ka gjykuar shumë ndeshje të rëndësishme në Superligen e Kosovës në Futboll.

Fatmir  Salihaj

Gjyqtar kombëtar dhe ndërkombëtar i çertefikuar nga Federata Evropiane e Xhudos.

Bajram  Desku

Gjyqtar i dalluar në Karate.

Ali  Vokshi

Gjyqtar i dalluar ndërkombëtar në Karate.

Gazmend  Loshi

Gjyqtari më i mirë dhe më i dalluari në Skitari.

 

Trajner i  dalluar për vitin 2021

 

Bujar  Loci  –   K.B “Penza’’

Ka fituar kampionatin, kupën dhe superkupën e Kosovës dhe Supërkupën e Ligësunike.

Arben  Muqolli  –  K.H “Besa FamGas ’’

Kampion dhe fitues i kupës së Kosovës dhe me sukses e udhëhoqi ekipin në garat ndërkombëtare.

Qazim  Kelmendi  – K.V “Peja”

Kampion dhe fitues i kupës dhe Superkupës e Kosovës me sukses e udhëhoqi ekipin në garat ndërkombëtare.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Trajner i vitit  2021

Driton  Kuka

Është trajneri  më i suksesshëm  në  sportin  kosovar.  Në klubin e Xhudos  IPPON nga Peja ka krijuar  kampione  botërore  dhe  medaliste  të  arta olimpike  si dhe një numër të  shumtë  xhudistësh që kanë  prekur majën botërore në  sportin olimpik të xhudos.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

IJF e shpalli trajnerin më të mire në botë.

 

Post  Mortum  për  vitin  2021

Agim Lluka – Për kontributin e dhënë në zhvillimin e Klubit e Basketbollit “Peja”.

Agim Mala

Për kontributin e dhënë në zhvillimin e sportit të Çiklizmit Pejanë dhe Kosovarë.

Fatos Morina

Njëri ndër tifozët më të devotshëm të qytetit tonë.

 

Klubi i dalluar për vitin 2021

K.V “Peja ”

Ka fituar kampionatin kosovar, kupën dhe super kupën e Kosovës dhe ka arritur të kualifikohet në  garat ndërkombëtare.

K.V ”Suti  Sport ”

Ka fituar kampionatin Kosovar U-16 dhe tani eshte antarë i super ligës B tek femrat .

K.B “Penza”

Ka fituar kampionati, kupën dhe super kupën e Kosovës dhe Supër kupën e Ligës unike.

K.T “Peja”

Për sukseset e arritura gjatë vitit.

Klubi i vitit  për  vitin  2021

K.Xh  “Ippon ”

Për sukseset  dhe rezultatet individuale në garat kombëtare dhe ndërkombëtare të xhudos.

K.H  “Besa  Famgas ”

Ka fituar kampionatin, kupën e Kosovës dhe ka arritur të kualifikohet në garat ndërkombëtare të  EHF-it.

Mund të jetë një imazh i 15 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Sportistët  me perspektiv për  vitin  2021

Andi  Pupovci  – K.S “Alpi”

Kampion në të gjitha kupat alpike të Kosovës.

Argjenta  Gashi  –  K.V  ”Suti  Sport“

Sportist që premton në sportin e Volejbollit.

Adnan  Ćorović – K.A “Envernelle”

Kampion i Kosovës në hedhjen e gjyles dhe diskut.

Blin  Kuka   –  K.Xh “Ippon”

Xhudist që premton në të ardhmen.

Edolinda  Alimehaj   –   K.P “Maestro”

Pingpongiste që premton në të ardhmen.

Klara  Sefaj – K.S “Borea”

Skiatore, që premton në të ardhmen.

Olti  Kabashi  –  K.H “Besa Famgas”

Hendbollist që premton në të ardhmen.

Rinor  Jahmurataj  –   FC “Besa”

Futbollist që premton në të ardhmen.

Laurina  Gashi  – K.Xh  ‘’KODOKAN‘’

Xhudiste që premton  në të ardhmen, kampione e Kosovës për  Kadet, kampione Ballkanike.

Sokol  Nila   –   K.B “Peja”

Basketbollist që premton në të ardhmen.

Vanesa  Bojku  –   K.B ”Penza”

Basketbollite që premton në të ardhmen, Reprezentuese në Kombëtaren U-18.

Melos  Nallbani – K.T “Peja”

Teniser që premton në të ardhmen.

Eda  Sylejmani – K.K “Arena”

Karatiste që premton në të ardhmen.

Ornela  Belegu – K.A “Besa”

Atlete që premton në të ardhmen.

Andi  Kelmendi  – K.F “Peja”

Futbollist që premton në të ardhmen

 

Sportistët  e dalluar për  vitin  2021

Arbi  Pupovci   –   K.S  ’’Alpi’’

Kampion i Kosovës si dhe ka arrit normën për lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Aja  Broqi  – K.T “Peja”

Tenisere që premton shumë në të ardhmen.

Akil  Gjakova – K.Xh “Ippon”

Medalja e artë në kampionatin evropian në Lisbon.

Agron Nikqi  – K.V “Peja”

Anëtar i reprezentacionit të Kosovës, fitues i kampionatit dhe kupës e Kosovës dhe pjesëmarrës në CHL dhe Cev-Cup.

Blerjon  Avdimetaj  –  FC  ’’BESA”

Futbollisti që premton shumë në të ardhmen.

Rilind  Muriqi  –  K.Box  ’’BESA’’

Përfaqësues i reprezentacionit dhe kampion i Kosovës.

Egzon  Gjuka –   K.H  “Besa  Famgas”

Për sukseset e arritura me klubin në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Erza  Muminović   –   K.Xhudos  “Ippon”

Medaliste e bronzët në kampionatin Botëror për junior U-21 dhe bursiste olimpike.

Flaka  Loxha   –      K.Xhudos  “Ippon”

Medaliste e bronzët e Evropes për U-23 dhe bursiste olimpike.

Dardan  Berisha  – K.B “Peja”

Për sukseset e arritura me klubin në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Valbona  Bytyqi      – K.B “Penza”

Për sukseset e arritura me klubin.

Gresa  Bakraqi   –   K.A “Besa”

Për sukseset e arritura në garat kombëtare, regjionale dhe evropiane.

 

Sportistja e vitit  2021

Distria  Krasniqi    – K.Xh “Ippon”

Medaliste e artë në Lojrat Olimpike në Tokio 2020, Kampione e Evropes në Lisbon, Kampione e Botës në Doha.

IJF e shpalli  Xhudistën më të mirë në botë.

Nora  Gjakova   – K.Xh “Ippon”

Medaliste e artë në Lojrat Olimpike në Tokio 2020, Vendi i tretë në Kampionatin Botëror në Budapest .

 

Gazetari sportiv për vitin 2021

Kreshnik  Arifi

Ndër më të merituarit për afirmimin e sportit Pejan.

Ardit  Lipa

Raportoi për të gjitha ngjarjet, sukseset e klubeve Pejane si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Çmimi për promovimin  e qytetit të Pejës për vitin  2021

Majlinda Kelmendi – K.Xh “Ippon”

Ambasadorja e Kombit, e cila vite me radhë e promovoj qytetin e Pejës.

Sh.B “Gjeravica”

Pesë anëtarët e shoqatës, që promuvuan qytetin e Pejës në Çanakkale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e pavarur e RTK-së përmes një njoftimi për media…