Pele shtrohet në spital

01 shtator 2021 | 15:49

Legjenda e futbollit botëror, Pele është shtruar në spital në Sao Paolo për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Mediat në Brazil aluduan për probleme serioze për legjendën e futbollit duke shkruar se ka humbur ndjenjat dhe gjëra të tjera, por vet 80-vjeçari ka bërë një reagim duke informuar për situatën.

“Nuk kam pësuar gjendje të fikëti dhe jam në gjendje të shkëlqyer shëndetësore. Unë erdha për kontrolle rutinore që nuk kisha mundur t’i kaloja më herët për shkak të pandemisë nga koronavirus. Bëjani të ditur atyre që nuk do të luaj të dielën tjetër!”, shkruajti me shaka Pele.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armend Alimi është para transferimit te skuadra e Prishtinës në…