Pellegrini: E humba Evropianin, ta mbështesim Italinë

10 qershor 2021 | 18:30

Mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini u lëndua të mërkurën  në fund të stërvitjes, kur ekipi po praktikonte goditjet e lira.

Pellegrinit iu rikthye problemi i muskujve të kofshës së majtë, i cili iu shfaq në pjesën e dytë të derbit kundër Lazio, më 15 maj. Përmes rrjeteve sociale, futbollisti në fjalë konfirmoi humbjen e Evropianit:

“Fatkeqësisht ky problem i mallkuar i kofshës nuk do të më lejojë të luaj këtë Evropian. Tani kam shumë hidhërim…, por ne duhet të bashkohemi edhe më shumë dhe të brohorasim për këtë grup fantastik burrash të vërtetë, që me siguri do t’i japin çdo ndeshjeje shpirtin e tyre nga fillimi në fund. E besoj fort këtë. Përpara djema, forca Italia! Të gjithë së bashku”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lendita Neziri shpall të pavlefshme diplomën e fakultetit të Edukimit…