Pendarovski: Nëse VMRO dhe VLEN vijnë në pushtet, deri më 2050 nuk do të jemi në BE

30 prill 2024 | 23:16

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në debatin presidencial në TV21 deklaroi se me opozitën aktuale, nëse hyjnë në Qeveri, deri në vitin 2050 Maqedonia e Veriut nuk do të pjesë e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, ka edhe dobësi të tjera që janë detektuar.

“Në këtë moment duhet ta tejkalojmë vetëm këtë problem, me ndryshimet kushtetuese. Kot licitojmë me vite, nuk mundemi nëse nuk e tejkalojmë këtë. Me këtë opozitë dhe me opozitën e nesërme në pushtet, të cilën e mbështet kundërkandidatja, ne nuk mundemi deri në fund të shekullit të bëhemi anëtare e BE-së”, tha Pendarovski.

Kandidatja opozitare Gordana Silanovska-Davkova e fitoi rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale bindshëm po pamjaftueshëm per ta shmangur rundin e dytë, ku më 8 maj do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar…