Pendarovski shprehet skeptik për suksesin e “Ballkanit të hapur”

15 dhjetor 2021 | 12:00

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shprehur dyshimet e tij për iniciativën rajonale Ballkani i hapur.

Gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai ka thënë se derisa kjo iniciativë nuk i përfshin të gjitha shtetet nuk do të sukses.

“T’ju rikujtoj se qëkur nisi si iniciativë më 2019, unë isha politikani i parë që shpreha rezervat. Kësaj iniciative i mungon diçka, në vend se të jenë 6 shtetet, janë vetëm 3. Derisa kjo iniciativë nuk i përfshin të gjitha shtetet nuk do të suksese. Qëndrimi im është se mund të jetë vetëm një nga mjetet për përmirësim tregtar e ekonomik, por jo politik. Mund të jetë vetëm pjesë e Procesit të Berlinit, por jo ta zëvendësojë atë. Procesi i Berlinit është iniciativë që ka institucione, ka resurse që Ballkani i Hapur nuk i ka”, ka thënë Pendarovski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë u diskutua edhe lidhja mes dyshes. Ndërkohë, në studio…