Pengoi dhe kanosi zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës, arrestohet një person në Fushë Kosovë

18 mars 2024 | 11:40

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka penguar dhe kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:00, në Fushë Kosovë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka penguar dhe kanosur zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria shënon këtë vit 15 vjetorin e anëtarësimit në Aleancën…