Pensionimi nuk është opsion për Hamiltonin

18 gusht 2019 | 12:52

Fitore pas fitore, Lewis Hamiltoni po u afrohet gjithnjë e më shumë rekordeve të Michael Schumacherit.

Pesë herë kampioni i botës në Formula 1 thuajse ka hipotekuar edhe titullin e gjashtë dhe synon rekordin e shtatë titujve të pilotit gjerman. Jo vetëm kaq, por ai ka arritur 81 tore në karrierë, 10 më pak se Schumacheri (8 tore në 12 gara këtë vit). Këtë sezon ai ka një avantazh prej 62 pikësh karshi shokut të tij të skuadrës Valtteri Bottas.

Pavarësisht se është 34 vjeç, piloti britanik nuk ka ndërmend të ndalet. Në një intervistë për “The Guardian”, ai ka thënë: “Jam 34-vjeçar, por ndihem në formë të shkëlqyer, më në formë se kurrë”.

“Një ditë do të tërhiqem, por në këto çaste ndihem shumë mirë si fizikisht ashtu dhe mendërisht. Nuk kam asnjë dëshirë të tërhiqem në këto çaste, pasi kam ende shumë për të dhënë dhe fituar. Si në pistë ashtu dhe jashtë saj”, ka shtuar Hamiltoni, i cili piloton në Formula 1 prej 13 sezonesh. “Ky sezon është ende i gjatë. Është ende edhe pjesa e dytë për t’u zhvilluar. Nuk kënaqem me kaq, pasi falë makinës Mercedes kam mundësi të fitoj ende. Punojmë fort të gjithë dhe duelojmë me njëri-tjetrin për të qenë më të mirët”, u shpreh Hamiltoni.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mali”, një pronë prej 63 hektarësh, e ndodhur në kodrën…