Pensionohet De Rossi

07 korrik 2019 | 13:19

Daniele de Rossi nuk do të luajë në asnjë skuadër tjetër. Ish-mesfushori i Romës tashmë e ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur pas largimit nga verdhekuqtë. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Il Tempo’, sipas së cilës e ardhmja e De Rossit duket se do të jetë në stafin e Kombëtares italiane.

Përpara disa javësh, Daniele De Rossi deklaroi largimin nga verdhekuqtë, diçka që shkaktoi shumë polemika. Ideja e tij fillimisht ishte të vazhdonte të luante dhe ofertat në drejtim të tij nuk munguan.

Futbollisti 35-vjeçar u kërkua nga Boca Jr, LA Galaxy e sidomos nga Fiorentina, por në fund ai vendosi që të varë këpucët në gozhdë për të nisur një karrierë të re.

Gjithnjë sipas ‘Il Tempo’, trajneri i përfaqësueses italiane, Roberto mancini tashmë e pret ta ketë si bashkëpunëtor në stafin teknik të të Kaltërve, ndërkohë që De Rossi pritet që të nisë edhe kursin e trajnerëve që mbahet në Coverciano.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Linja energjetike e interkoneksionit Kosovë – Shqipëri pritet të aktivizohet…