Pensionohet Enis Alushi

17 qershor 2019 | 15:53

Ish-futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Enis Alushi i ka dhënë fund përfundimisht karrierës si futbollist.

33-vjeçari tash e tutje do t’i përkushtohet punës së re, asaj të menaxherit të futbollistëve. Lajmin për pensionimin e Alushit e ka bërë bashkëshortja e tij, Fatmire Lira Alushi, përmes rrjetit social “Instagram”.

“Pas 15 vjetësh në futbollin profesionist, ti tash do ta nisësh një rrugë të re si menaxher i futbollistëve në agjenci të njohur. Do t’i mbetesh besnik futbollit sepse e do atë shumë. Ariani, Ela dhe unë jemi mjaft krenar me ty. Gjithmonë ke bërë gjithçka për ne. Të urojmë çdo të mirë i dashur. Edhe pse është ndonjëherë e mërzitshme që duhet të jesh në telefon për shumë kohë, ne do të të mbështesim gjithmonë. Faleminderit që më bën të lumtur”, ka shkruar ish-futbollistja e njohur shqiptare, Fatmire Lira Alushi.

Related image

Related image

Image result for enis alushi kosovoImage result for enis alushi kosovo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen po kërkon për zëvendësuesit e Arjen Robbenit dhe…