Bayerni e kërkon si huazimin Balen

17 qershor 2019 | 15:38

Bayern Munchen po kërkon për zëvendësuesit e Arjen Robbenit dhe Franck Ribery. Ideja e fundit quhet Gareth Bale.

Uellsiani i Real Madrid është me valixhe gati, pasi trajneri Zinedine Zidane nuk e sheh më pjesë të skemave të tij. Për 30-vjeçarin ka interesim nga Anglia, por ai mund të përfundojë në Bundesligë. “Bavarezët” po synojnë të përsërisin të njëjtën skemë që ndoqën me James Rodrigez.

Sipas raportimeve të “The Sun”, gjiganti gjerman synon ta marrë Bale në huazim një-vjeçar me të drejtë blerje verën e ardhshme.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Makina e parë e prodhuar në Vietnam “VinFas” do te…