Pensionohet kolonel Binak Zekaj, kolegu i tij dedikim të veçantë

30 prill 2024 | 15:45

Është pensionuar nga FSK-ja, Koloneli Binak Zekaj. E për pensionim e tij kanë shkruar shumë ish-bashkëluftëtar, pjesëtar të FSK-së, dhe ndër ta edhe personi që e ka ndarë zyrën në FSK për shumë vite më të, Arsim Tahiri. Tahiri i ka uruar “MAJORIT”, siç e quan me kënaqësi Kolonelin Zekaj shëndet e pensionim të mirë. “Pensionimi juaj është një moment i rëndësishëm në jetën tuaj, i cili duhet festuar dhe nderuar si e meritoni. Paç mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës!”, ka shkruar ndër tjera Arsim Tahiri.

Urimi i tij i plotë:

I dashur Kolonel (v.j. nofka e zemrës MAJOR)

Ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunimin tonë mbi 18 -të vite, sepse puna e juaj me profesionalizëm, vizion, guxim dhe përkushtimin e ka bërë ushtrinë tonë një të mirë për të gjithë qytetarët.

Shumë vite, keni shërbyer me përkushtim dhe devotshmëri ndaj detyrës dhe vendit duke filluar në UÇK, TMK dhe FSK.

Ju falënderoj për punën tuaj të palodhur në zhvillimin e ushtrisë tonë dhe për arritjet që kemi shënuar së bashku…. sepse në kohët me të vështira, ju keni qënë frymëzues dhe udhëheqësi, i cili na ke udhëzuar drejt zhvillimit dhe prosperitetit të forcës sonë!

Kontributi i juaj ka lenë gjurmë të pashlyeshme në ushtri dhe do të jetë frymëzim për gjeneratat e ardhshme që të shërbejnë me të njëjtën pasion dhe integritet në ngritjen dhe profesionalizimin edhe me tutje të ushtrisë tonë!

Pensionimi juaj është një moment i rëndësishëm në jetën tuaj, i cili duhet festuar dhe nderuar si e meritoni.

Paç mbarësi e shëndet në kapitullin e ri të jetës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë 90 milionë…