Pensionohet Lichtsteineri

12 gusht 2020 | 16:04

Stephan Lichtsteiner ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli aktiv.

Ish-reprezentuesi zviceran e ka bërë të ditur lajmin përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Twitter”. “Një lamtumirë e ngrohtë dhe një përqafim i madh për tifozët dhe ndjekësit e mi. Faleminderit shumë, Steph”, ka shkruar ai.

Lichsteiner e ka nisur karrierën e tij te Luzerni, derisa ka luajtur edhe për skuadra si Grasshoppers, Lille, Lazio, Juventus, Arsenal dhe Augsburg. Ai gjithashtu numëron 108 paraqitje me përfaqësuesen e Zvicrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Gjermania vjen provokimi i radhës për Lionel Messin. Pas…