Për 10 minuta i kapërdiu 65 hot dog

05 korrik 2022 | 08:59

Joe Chestnut edhe një herë ka fituar në garën tradicionale që mbahet në Shtetet e Bashkuara, duke arritur që për 10 minuta të hajë 65 hotdogë dhe për herë të 15 ta fitojë këtë garë, që u organizua më 4 Korrik – në Ditën e Pavarësisë së ShBA-së.

37-vjeçari arriti të hajë 63 hotdogë brenda 10 minutave. Ai synonte ta thyente rekordin që kishte vënë vitin e kaluar me 76 hotdogë.

Ky dominim i Chestnut nuk ka të ndalur, pavarësisht se një protestues që ishte pjesë e fushatës për të drejtat e kafshëve, vrapoi në drejtim të tij duke tentuar t’ia marrë hotdogët.

Kjo ndërprerje zgjati vetëm pak sekonda, pasi u largua me forcë nga skena dhe gara vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Gara është mbajtur në Coney Island të Brooklyn, ku shumë qytetarët të Nju-Jorkut ishin mbledhur për ta ndjekur garën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pesë rajone dhe…