Për katër muaj rreth 235 milionë euro nga diaspora

11 korrik 2018 | 10:39

Në katër muajt e parë të këtij viti, rritja e remitancave është për 13.4 milionë euro më e madhe se vitin e kaluar.

Rritja e vlerës së dërgesave nga bashkatdhetarët në krahasim me vitin 2016, po ashtu është më e madhe.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Remitencat e pranuara në Kosovë gjatë vitit 2017 shënuan vlerën prej 759.3 milionë euro.

“Remitencat e pranuara në Kosovë gjatë vitit 2017 shënuan vlerën prej 759.3 milionë euro, kurse në vitin 2016 u dërguan 691 milionë euro”, thuhet në raportin vjetor të BQK-së.

Zëdhënësi BQK-së, Kushtrim Ahmeti, ka thënë për “Telegraf”-in se remitancat në tremujorin e parë të vitin 2018 shënuan rritje krahasuar me vitin paraprak.

“Gjatë katër muajve të parë të vitit 2018, vlera e parave të dërguara nga mërgimtarët arrin në vlerë prej 234.7 milionë euro. Kjo shumë paraqet një rritje prej 13.4 milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë kur dërgesat kishin arritur vlerën e 221.3 milionë eurove”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrahman Paçarizi Vitin e kaluar isha në Universitetin e Poznanit…