Për nder të Ditës së Çlirimit, nesër homazhe në Kompleksin Memorial të Shqiponjës

16 maj 2022 | 11:48

Nesër me datë 17.05.2022 me rastin e Ditës së Çlirimit të fshatit Shqiponjë, bëhen homazhe në Kompleksin Memorial të këtij fshati.

Kështu ka bërë të ditur ish-komandanti i UÇK-së në rrafshin e Dukagjinit, Gjeneral Lahi Brahimaj.

Njoftimi i plote:

Të dashur familjarë të Dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë,

Të nderuar qytetarë,

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Shqiponjës, qendrës së rezistencës për liri, me 17 maj, në ora 12:00, bëjmë homazhe në Kompleksin Memorial të Shqiponjës (Jabllanicë e Dushkajës).

Në këtë ditë të shënuar historike, ju ftojmë që së bashku të nderojmë të rënët për liri!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka drejtuar mbledhjen e qeverisë…