Për pesë muaj, ATK-ja shqiptoi mbi 3 000 gjoba

09 qershor 2022 | 15:39

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se inspektorët tatimor për pesë mujorin e parë të këtij viti kanë realizuar 15,276 vizita përmbushëse tek bizneset, si rezultat i konstatimeve në teren janë lëshuar 3,534 gjoba mandatore, si dhe 184 gjoba për mallin e gjetur pa dokumentacion.

“Vlera e gjobave mandatarë shkon deri në 1.2 milion euro, kurse sa i përket mallit pa dokumentacion 155, 387 euro.

Aktivitetet operative të cilat realizohen bazuar ne Planin Vjetorë të punës, kanë hasur edhe në konstatime tjera, siç është ajo e mungesës në stoqe, qarkullimit dhe tatimit shtesë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK-ja ka theksuar se aktivitetet operative të kryera kanë dhënë rezultat në rritjen e të hyrave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur qëndrimin e tij…