Për punën e mirë, Komisioni Evropian shpërblen Ministrinë e Financave me mbi 11 milionë euro

13 dhjetor 2019 | 15:12

Ministria e Financave, është shpërblyer sot për punën e saj nga Komisioni Evropian, me shumën e mjeteve prej 11,499,970.00 euro, si mbështetje direkte buxhetore.

“Këtë shumë të mjeteve Ministria e Financave e ka pranuar pas një pune të madhe për të vendosur dhe mbajtur një stabilitet makroekonomik të vazhdueshëm të vendit, duke zbatuar me sukses dhe profesionalizëm politika kredibile makro-ekonomike të orientuara drejt stabilitetit. Menaxhimin e suksesshëm të Financave Publike përmes implementimit me përpikëri të programit dhe strategjinë për përmirësimin e Menaxhimit të Financave Publike si dhe në të njëjtën kohë duke e rritur transparencën buxhetore për të gjithë të interesuarit duke përfshirë edhe shoqërinë civile dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe ka implementuar me sukses Strategjinë për Reformën e Menaxhimit të Financave Publike të Kosovës 2016-2020 dhe Modernizimit të Administratës Publike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave (MF).

Sipas MF-së, të gjitha këto detyra janë vlerësuar pozitivisht nga ana e Komisionit Evropian, ku është çmuar puna që është bërë edhe në ruajtjen e stabilitetit makrofiskal të vendit duke përfshirë edhe respektimin e rregullave fiskale të parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike. “Për këto arsye sot shteti i Republikës së Kosovës në aspektin financiar qëndron më së miri që ka qëndruar ndonjëherë në të gjithë parametrat e tij”, thuhet në njoftim.

 

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bylbyl Sokoli është prezantuar si trajner i ri i skuadrës…