Sokoli prezantohet te Flamurtari

13 dhjetor 15:10

Bylbyl Sokoli është prezantuar si trajner i ri i skuadrës së Flamurtarit nga Prishtina.

“Profa” ka thënë se synim i tij me klubin kuqezi është sigurimi i mbijetesës në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

“Pas bisedave që kam pasur me presidentin e klubit, me udhëheqësit e klubit, me drejtorin Arbnor Morinën, me drejtorin Agim Hasanin, kemi biseduar dhe kemi arritur një marrëveshje, me një qëllim që të gjithë me dhanë maksimumin në klub, që Flamurtari në këtë sezon ta sigurojë ekzistencën dhe pikësynimi im dhe unë besoj, edhe i gjithë tjerëve është ky. Prandaj do të bëjmë përpjekje që këtë edicion të prezantohemi siç është më së miri”, ka thënë Sokoli.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kryetari Shpend Ahmeti ka…