Për shkak të ekzaminimeve mjekësore Bideni ia bart pushtetin Harrisit

19 nëntor 2021 | 17:21

Presidenti Joe Biden do t’ia transferojë përkohësisht pushtetin nënpresidentes Kamala Harris të premten derisa ta kryejë ndërhyrjen mjekësore të kolonoskopisë.

Biden do ta zhvillojë tretmanin mjekësor si pjesë e ekzaminimit të tij vjetor fizik, ka njoftuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki përmes një deklarate, shkruan The Hill.

“Siç ishte rasti kur presidenti George W. Bush kishte të njëjtën procedurë në 2002 dhe 2007, dhe procesi i tillë përshkruhet edhe në Kushtetutë, Presidenti Biden do ta transferojë pushtetin tek zëvendëspresidentja për një periudhë të shkurtë kur ai është nën anestezion”, tha Psaki.

Shtëpia e Bardhë do të publikojë një përmbledhje të rezultateve të ekzaminit mjekësor të presidentit Biden.

Biden të shtunën mbush 79 vjet, ishte presidenti më i vjetër në histori të SHBA-së në ditën kur u betua si president.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencën për media të organizuar nga skuadra e Dritës…