Për të ardhmen vendosi pasi ta fitoj titullin kampion

30 tetor 2020 | 11:01

Në prag të garës së radhës, që zhvillohet këtë fundjavë në Imola (Itali), piloti britanik Lewis Hamilton ka folur për të ardhmen e tij.

Gjashtë herë kampioni i botës në Formula 1 pritet ta rinovojë kontratën me Mercedesin, por palët nuk po gjejnë një marrëveshje në lidhje me rrogën e pilotit.

“Dua të vazhdoj të garoj. Kjo është e sigurt. Gjithsesi, nuk e di se për sa kohë do të vazhdoj të pilotoj. Nuk do të qëndroj këtu edhe për shumë vite, ndaj kjo është një periudhë ku po e përgatis me shumë kujdes të ardhmen time”, ka thënë Hamiltoni, që kërkon rreth 40 milionë dollarë në sezon.

“Unë synoj të jem sërish këtu te Mercedesi edhe vitin tjetër, nëse planet tona do të përputhen në të njëjtin drejtim. Gjithnjë e kam thënë që palët duhet të kenë ide të njëjta për të ecur përpara, siç ka ndodhur në gjithë këto vite triumfuese për ne”, ka shtuar Hamiltoni. “Gjithsesi, për të ardhmen do të diskutojmë me Mercedesin pasi ta fitoj titullin kampion dhe më pas do të vendosim së bashku”, ka bërë me dije Hamiltoni, që kryeson renditjen e sezonit 2020 të Formulës 1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur se dialogu me Serbinë në…