Për Veselin, taksa nuk lëviz pa lëvizur Serbia

22 janar 2019 | 11:58

Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, do të presë sot në takim ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett, si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për taksën 100 për qind.

Takimi pritet të fillojë në orën 12:00, në Kabinetin e Veselit.

“Epoka e re” merr vesh nga burime të saj se lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka një qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje, sipas të cilit taksa e vendosur për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën nuk lëviz pa lëvizur Serbia.

Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksë 100 për qind mallrave që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina dhe për këtë është duke u përballur nga presioni amerikan.

SHBA ka kërkuar që kjo masë tarifore të hiqet ose të suspendohet, në mënyrë që të fillojë Dialogu dhe palët të arrijnë marrëveshjen finale.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur takimi i nivelit të lartë për sundim të…