Haradinaj: Jemi në fazën finale të liberalizimit të vizave

22 janar 2019 | 11:52

Është mbajtur takimi i nivelit të lartë për sundim të ligjit, në të cilin janë shqyrtuar pako të ligjeve antikorrupsion dhe rastet e shënjestruara.

Në këtë takim ishin prezentë edhe diplomatët e huaj në Kosovë.

Përkrah kryeministrit Ramush Haradinaj në këtë takim ishin ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, dhe shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se Kosova tashmë është në një fazë ku duhet t’i intensifikojë përpjekjet për ta unifikuar agjendën për integrim.

“Jemi në fazën finale të liberalizimit të vizave”, është shprehur kryeministri.

Ai ka thënë se zhvillimi ekonomik, si fokus qeveritar për vitin 2019 është i lidhur ngushtë me sundimin e ligjit dhe ndjekjen e veprave penale që pengojnë këtë zhvillim.

“Kosova ka hapur dyert për investitorë të huaj dhe ka avancuar në garantimin e sigurisë së kapitalit të tyre. Kemi forcuar Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të gjitha këto investime si adresë e kanë shtetin dhe nuk do të lejojmë pengesa korruptive. Kosova ka kapacitete dhe guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse dhe do të ndërmarrë çdo veprim që askush të mos jetë mbi ligjin”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviq, ka thënë se Paul…