PËRBALLË EROZIONIT TË KOHËS DHE RIPËRTËRITJES SË JETËS SADIK ZEQIRI RUAN NJË DËSHMI TË KRIMIT

24 maj 2019 | 10:28

Nga: Ismail Syla

Përballë erozionit të kohës, trillit të ripërtëritjes

Që lufta për liri të mos duket e paqenë, përrallë,

Ai e ka diku një cifël rrethuar me shtresë dhjami

E tërë jetën e bart me vete si një gjurmë të gjallë.

Shënim:

Më 20 maj në profilin e tij në fb Sadik Zeqiri botoi një shkrim të gjatë për përjetimet në Burgun e Dubravës, më 19 maj 1999.

…Edhe unë isha plagosur në atë ditë në fushën e sportit dhe Dëfrimi me shokë ma lidhën plagën me një fashë veç sa për ta ndalur gjakun. Sot e atë ditë ende e mbaj pjesën e plumbit serb të futur brenda në trupin tim më 22 maj 1999. Kur jam liruar nga burgu e kam vizituar mjekun për këtë çështje dhe, pas fotografimit, më ka thënë se një herë qenke jo mirë me shëndet e kur të trashesh pak ta heqim sepse edhe ashtu tash rreth pjesës së plumbit është tubuar shtresë dhjamore dhe nuk do të kesh telashe. Kurrë më nuk kam shkuar te mjeku për këtë çështje. Do ta mbaj atë plumb në bark aq sa më ka dhënë Zoti jetë…

Sadik Zeqiri

Në këtë link mund ta lexoni rrëfimin e plotë të Sadik Zeqirit me rastin e 20-vjetorit të masakrës në burgun e Dubravës, i mbijetuar i kësaj masakre:

https://www.epokaere.com/masakra-e-dubraves-nje-nga-krimet-e-pandeshkuara/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar  se sot rreth orës…