Përballja e katërt mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës

30 prill 2024 | 15:30

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë të mërkurën mbrëma për kualifikim në finale të “play-off”-it në Prince Caffe Superligë.

Therandasit po fitojnë 2:1 në serinë gjysmëfinale dhe i nevojitet edhe një fitore për kualifikim, kurse pejanët duhet të fitojnë të mërkurën mbrëma dhe në sfidën e ardhshme, për tu gjendur sërish në finale.

Në takimin e parë fituan therandasit 84:87, ashtu si edhe në ndeshjen e dytë, 92:86, derisa në ndeshjen e tretë në Gjakovë, fituan pejanët 98:86. Ky është një duel mes kampionit aktual dhe ish-kampionit. Trepça është kualifikuar në finale, pasi eliminoi Sigal Prishtinën në gjysmëfinale 3:0.

Gjysmëfinalja 4

Të mërkurën takohen:
19:00 Golden Eagle Ylli – Peja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Salih Sefa Një tregim kushtuar ikonës së demonstratave studentore…