Përballja kryesore në Pejë

09 dhjetor 2022 | 14:07

Sot dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e nëntë në Superligën e Femrave.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Pejë ndërmjet kampiones së Kosovës, Penzës dhe kampiones së Ligës Unike, Prishtinës. Skuadra pejane ka pesë fitore e tri humbje, kurse ajo prishtinase numëron gjashtë fitore e dy humbje. Sfidat ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe sonte.

Bashkimi që ka tetë fitore në tetë ndeshje të zhvilluara, do të sfidohet nga Trepça, ku skuadra mitrovicase ka dy fitore e gjashtë humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është mes United Basketball dhe Vëllaznimit. Gjilanaset kanë tri fitore e pesë humbje, kurse ajo nga Gjakova tetë humbje në tetë ndeshje.

Superliga e Femrave – Java 9

E premte

18:00 Bashkimi-Trepça
19:00 Penza-Prishtina

E shtunë

13:15 United Basketball-Vëllaznimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humanisti Halil Kastrati së bashku me Bekim Jasharin, janë duke…