Përballje interesante në çerekfinale të Kupës

12 dhjetor 2019 | 13:05

Është hedhur shorti për çerekfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Shorti ka sjell përballje interesante ku spikat përballja në mes Drenicës dhe Gjilanit. Kampionia vjeshtore, Ballkani ka punë me Dukagjinin e Klinës, derisa fituesja e Kupës në edicionin e kaluar Feronikeli do të luaj ndaj skuadrës nga Liga e Parë, Lirisë.

Interesante do të jetë edhe përballja në mes Prishtinës dhe Vushtrrisë. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 8 dhe 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

Çiftet e çerekfinaleve

Drenica – Gjilani
Dukagjini – Ballkani
Liria – Feronikeli
Prishtina – Vushtrria

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i rrezikshëm Carlos Vela kaloi një sezon të jashtëzakonshëm…