Përballjet më interesante në top-5 ligat evropiane të futbollit

05 dhjetor 2021 | 10:42

Disa sfida interesante na presin sot në top-5 ligat evropiane të futbollit.

Në Premierligë, Manchester United përballet me Crystal Palace me fillim nga ora 15:00. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Rangnick si trajner i “Djajve të Kuq”.

Në po të njëjtën orë Norwichi i Milot Rashicës i shkon Tottenhamit të Antonio Contes.

Në Ligue 1, ndeshja derbi e kësaj jave do të jetë ajo mes Bordeaux dhe Lyon që fillon nga ora 20:45.

Në Serie A, Lazio i shkon Sampdorias në sfidën që nis nga ora 18:00, kurse nga 20:45 Juventusi e pret Genoan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fushata globale për vaksinim kundër koronavirusit, më e madhja në…