Përçahet grupi ‘TROJA’ pas gati 30 vjetësh

17 qershor 2020 | 17:06

Bendi i rokut në Kosovë “TROJA” ka njoftuar se grupi është përçarë dhe ka mbyllur kapitullin 30-vjeçar të karrierës.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare të grupit “TROJA” në “Facebook”, ky grup ka thënë se asnjëherë nuk kanë dashur që të identifikohen me politikë dhe asnjëherë nuk kanë kënduar në tubime politike.

“Përkundër që politika është munduar me u identifikuar me neve, ‘TROJA’ asnjëherë nuk ka kënduar në ‘ahengje’ të organizuara nga ata. ‘TROJA’ i ka mbijetuar shumë sistemeve që nga para lufta po edhe nga pas lufta, e gjithë kjo duke i’u falënderuar juve që na keni dëgjuar dhe përkrahë”, ka shkruar “TROJA”.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyje i grupit “TROJA”:

I erdh fundi edhe këtij muhabeti…

TROJA ka një kohë që nuk ka qenë aktive në skenë edhe pse ka pasur tendenca të paraqitjes me formacione të ndryshme.

Pas gati 30 viteve TROJA e mbyllë kapitullin e saj. Murret e TROJËS janë perçarë.

Përkundër që politika është munduar me u identifiku me neve, Troja asnjëherë nuk ka këndu në “ahengje” të organizuara nga ata.

TROJA i ka mbijetu shumë sistemeve që nga para lufta po edhe nga pas lufta, e gjithë kjo duke iu falemnderu juve që na keni dëgju dhe perkrahë.

Kurrë, TROJA nuk ka qenë personale vetëm e njërit apo tjetrit anëtar, e as më pak pronë private, por e gjithë juve që na keni motivu për me kriju diçka më ndryshe.

E dimë që disa kanë me u mundu me keqpërdorë emrin TROJA, edhe kengët e TROJËS – dhe ju dëshirojmë fat!

Disa kanë me këndu dhe kanë me u paraqitë si “TROJA,” po ajo është vjedhje e mundit, identitetit dhe ideologjisë të cilin ky bend e ka paraqitur me dekada.

“Por kultura kultivohet – nuk blehet me pare as nuk vjedhet”

Çdo aktivitet që mbahet në emër te grupit TROJA që më parë nuk ështe lajmëruar në faqën zyrtare të saj, është keqpërdorim dhe abuzim i emrit të grupit dhe vlerave artistike te saj, të kultivuara me vite.

Faleminderit të gjithëve që na keni dashtë, shajtë dhe përkrahë, na keni urrejtë, na keni dëgju, por edhe atyre që na ka kanë dëgju fshehurazi.

Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e familjës TROJA – që nga themelimi i saj në 1991 nga Florent Bajrami (Flokqi), Tomorr Arifi, Visar Blaku dhe Ismail Beqa (Maki).

Shumë artista, producenta e muzicient kanë kontribu që TROJA të jetë ajo që ështe: Leonard Canhasi, Armend Xhaferi, Pëllumb Ballata, Gent Bajrami, Eduard Qarri, Elod Bajrami, Adhurim Shabani, Edmond Gjinoli, Babuka, Geza, Muharem Veseli (Muha), Fali, Shkelzen Veseli, B.B Poqi, Flaka Krelani, Florent Boshnjaku, e plot plot të tjerë, të cilët i falemnderojmë.

KEMI KRIJU DIÇKA TË BUKUR!

Po, qysh ka thënë një personalitet i joni (emrin nuk po ja përmendim) “Jetojmë në një kohë ku injorantët dhe të padijëshmit kanë fitu më shumë vetëbesim sesa të mençurit” besa edhe përkrahje.

Deri në takimin tonë të rradhës.

TROJA juaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më në fund, rikthehet edhe liga më interesante e futbollit…