Përdor dorën në vend të kartës, ja si po vihet në punë mikroçipi i vendosur në trup

11 prill 2022 | 19:52

Patrick Paumen shkakton bujë sa herë që paguan diçka në një dyqan apo restorant.

Kjo pasi 37-vjeçari nuk ka nevojë të përdorë kartën bankare apo celularin për të paguar. Në vend të kësaj, ai thjesht vendos dorën e majtë pranë “Pos-it” për të kryer veprimin dhe pagesa kalon në këtë mënyrë.

“Reagimet që marr nga arkëtarët janë të paçmueshme!”-thotë Paumen, një roje sigurie nga Holanda.

Ai është në gjendje të paguajë duke përdorur dorën e tij sepse në vitin 2019 atij i është injektuar një mikroçip pagese.

“Procedura dhemb po aq sa kur dikush ju shtrëngon lëkurën”-tha 37-vjeçari për mediat e huaja.

Çipi i Walletmor, peshon më pak se një gram dhe është pak më i madh se një kokërr orizi. Ai përbëhet nga një mikroçip të vogël dhe një antenë të mbyllur në një “biopolimer”, një material i ngjashëm me plastikën.

Raportohet se çipi është plotësisht i sigurt dhe se ka miratim rregullator, ndërsa funksionon menjëherë pas implantimit. Gjithashtu nuk kërkon bateri ose burim tjetër energjie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta gjermane, “Handelsblatt” deklaron se kompania që prodhon armatime “Rheinmetall”,…