Përdoruesit e “WhatsApp”-it duhet të përditësojnë versionin e fundit të aplikacionit

21 nëntor 2019 | 16:43

Përdoruesve të “WhatsApp”-it po u kërkohet të përditësojnë versionin më të fundit të aplikacionit.
Ky paralajmërim vjen për shkak të frikës së një virusi nga i cili janë të rrezikuar pajisjet telefonike (Android dhe iOS) pas dobësimit të sigurisë së tyre.
Kjo po i lejon hakerat të ndërhyjnë në telefonin tuaj, thjesht duke ju dërguar një video MP4 në “WhatsApp”.
Aplikacioni i mesazheve në pronësi të “Facebook”-ut, rregulloi gabimin në fillim të kësaj jave, por ata që nuk e kanë përditësuar së fundi aplikacionin, janë të prekshëm nga virusi.
Shembulli më i fundit i këtij virusi ndodhi në maj, kur një gabim sigurie lejoi hakerat të kontrollonin një telefon thjesht duke e telefonuar atë.
Përdoruesit këshillohen të sigurohen që aplikacioni i tyre është përditësuar, thjesht duke i bërë update atij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka pritur të…