Perëndimi pritet t’ia dhurojë Ukrainës mbi 30 sisteme raketore me shumë lëshime

24 korrik 2022 | 19:05

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë mund t’i dërgojnë Ukrainës deri në 30 sisteme raketash me shumë lëshime që kanë qenë shumë efektive deri më tani në shkatërrimin e depove të armëve ruse, tha një kongresmen i lartë amerikan.

Adam Smith, kryesues i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, i tha Radios Evropa e Lirë se qëllimi aktual është rritja e numrit të sistemeve raketore të vendosura në Ukrainë në 25-30.

Ukraina ka kërkuar të paktën 50 nga sistemet e raketave me precizion të lartë, duke përfshirë sisteme raketore M270, sistemin e shumëfishtë të raketahedhësve (MLRS) dhe sisteme taketore me lëvizshmëri të lartë M142 (HIMARS).

Sistemet mund të lëshojnë raketa shumë prapa linjave të armikut me një saktësi prej disa metrash, duke i bërë ato shumë efektive.

SHBA-të kanë dorëzuar tashmë një numër sistemesh HIMARS në Ukrainë dhe së fundmi kanë miratuar dërgimin e katër të tjerëve. Aleatët perëndimorë kanë dorëzuar disa M270 në Ukrainë.

Smith nuk dha një kornizë kohore për dorëzimin e sistemeve të mbetura./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta Times Colonist i ka kushtuar një shkrim Visar Gashit,…