Perez: Ja ku do të më shihni sezonin tjetër

20 tetor 2023 | 12:10

Piloti meksikan i Red Bull, Sergio Perez, në prag të garës së Amerikës që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Austin, ka deklaruar se nuk do të largohet nga Formula 1. Ai ka ende edhe një vit kontratë me makinën kampione, duke siguruar se pavarësisht rezultateve jo të mira do të rikthehet fitues.

Kohët e fundit, drejtuesit e Red Bull kanë kërkuar më shumë impenjim nga meksikani. “Jam në një moment të vështirë të karrierës time. Gjëja më e lehtë që mund të bëj tani është të iki, por unë nuk jam një njeri i tillë dhe më pëlqejnë sfidat”, ka deklaruar Perez.

“Nuk kam as më të voglin dyshim se do të rikthehem në nivelin e dikurshëm, ndaj nuk e mendoj aspak tërheqjen time nga garat dhe Formula 1. Jam 100% i sigurt se vitin tjetër do të më shihni sërish në pistë duke pilotuar makinën Red Bull. Këtë e them se kam një kontratë dhe nga bisedat që kam me skuadrën”, ka shtuar piloti meksikan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dejan Pantiq, ish zyrtari policor i dyshuar për sulm me…