Perez: Modriqi e meriton ta fitojë sërish Topin e Artë

17 janar 2022 | 10:49

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez u shpreh i kënaqur pas fitimit të Superkupës së Spanjës.

Modric shënoi një gol të shkëlqyer teksa Real Madrid mposhti Athletic Club 2-0 në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën. Përtej golit, mesfushori ishte në formë të mirë.

“Pa dashur të mburrem, ata janë lojtarët më të mirë në botë në pozicionet e tyre”, tha Florentino për Modriq dhe Thibaut Courtois.

“Modriq është në formë të lakmueshme, është i denjë për të fituar sërish Topin e Artë”.

Carlo Ancelotti futi në lojë Marcelon në minutat e fundit në një gjest prekës, duke e lejuar brazilianin të barazojë rekordin e Paco Gentos prej 24 trofesh si lojtar i Real Madridit në fushë, shkruan Marca.

“Marcelo është një legjendë”, tha Florentino.

“Është e qartë që ai të marrë një ovacion dhe jam i lumtur që ai e mori atë në një vend me kaq shumë Madridistë”.

“Ne duam të fitojmë gjithçka, gjithmonë”, tha Florentino.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rinor Selimi shpall te pavlefshme diplomen e ShMLM "Dr Xheladin…