Përfaqësimi i komuniteteve në Kuvend, protestohet të martën

28 shkurt 12:29

Të martën do të protestohet para Kuvendit të Kosovës. Protesta është organizuar nga “Nasa Inicjativa”, lidhur me përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend.

Lajmin e ka bërë me dije aktivisti Rron Gjinovci, i cili ka ftuar qytetarët dhe shoqërinë civile të marrin pjesë.

“Përmes këtij marshi protestues synojmë t’i shprehim pakënaqësitë tona si komunitetet jo-shumicë dhe t’i mbrojmë të drejtat e garantuara me Kushtetutë.  Po ashtu, do t’ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe atyre të huaja të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për të filluar një proces hetimor në lidhje me dyshimet e ngritura”, ka shkruar Gjinovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ndryshe kryetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe.

Balje ka thënë se iniciativa e Hoxhiqit është krijuar nga një plan i Listës Serbe.

“Unë jam shumë e kënaqur me votat, sepse i kam marr me boshnjakët. Jemi tu i prit votat e diasporës. Jemi duke i pritur rezultatet. Nuk e di a jam jashtë Kuvendit. Në këto zgjedhje ka ndodhur diçka e re për neve boshnjakët. Është iniciativa e Adriana Hoxhiq që është formuar me planet e Listës Serbe. Ata kanë fituar shumicën e votave. Ne nuk kemi pasur mundësi me e luftu atë”, ka thënë Balje në emisionin “Frontal”, në T7.

Më tutje ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Hoxhiqi ka marr vota edhe nga qytetet ku nuk jeton asnjë boshnjak por vetëm serbët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KADARE DHE KOSOVA (5) Bedri Islami Ditari vetjak i Kadaresë,…