Përfaqësues të PDK-së bëjnë homazhe në Reçak

15 janar 2022 | 13:12

Anëtarë të Kryesisë, deputetë e zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë qenë sot për homazhe në Reçak, në 23-vjetorin e një prej masakrave që tronditi botën demokratike, ku u vranë mizorisht 45 shqiptarë të të gjitha moshave.

“Partia Demokratike e Kosovës, në këtë përvjetor të dhimbjes e kujtesës tonë historike, kërkon përsëri nga organet e drejtësisë ndërkombëtare që kriminelët e vërtetë, ata të cilët janë përgjegjës për masakrat në Reçak, Mejë, Izbicë, Krushën e Madhe, Abrisë së Epërme, Kleçkë e dhjetëra të tjera, të gjinden, arrestohen dhe të vihen para drejtësisë”.

“Mijëra viktima shqiptare, familjet e tyre, populli ynë, vazhdon të jetojë me ndjenjën e padrejtësisë edhe sot. Edhe më keq, 23 vite pas luftës, Kosova ende nuk e di se ku janë trupat e mbi 1600 personave të zhdukur. Kosova kërkon dhe do të kërkojë drejtësi deri në pafundësi.Lavdi martirëve të Reçakut. Ne nuk do të harrojmë asnjëherë”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se trupat që u…