Përfaqësuesi i Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës merr pjesë në seminar profesional në Zvicër

10 shtator 2025 | 16:00

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit e Kosovës njofton se përfaqësuesi i saj, z. Esat Lata, ka marrë pjesë në një seminar profesional të mbajtur në qytetin Fribourg të Zvicrës, së bashku me trajnerin dhe profesionistin e njohur të këtij sporti, z. Mentor Lukaj.

Ky seminar kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet ekspertëve të fushës, prezantimin e metodave bashkëkohore të trajnimit, si dhe diskutimin mbi hapat konkretë për avancimin e mëtejmë të sportit të bodybuildingut dhe fitnessit, si në Kosovë ashtu edhe në diasporën shqiptare.

Lata dhe Lukaj theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet trajnerëve, sportistëve dhe institucioneve përkatëse për ngritjen e cilësisë dhe promovimin e sportit në nivel ndërkombëtar.

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit e Kosovës falënderon Lukaj për kontributin e tij të vazhdueshëm dhe profesionalizmin e treguar, si dhe shpreh përkushtimin e saj për të mbështetur iniciativa të tilla që synojnë fuqizimin e komunitetit sportiv brenda dhe jashtë vendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Lista Serbe…