Përforcohet KB Bashkimi

03 janar 2019 | 19:58

Kampioni aktual i Kosovës në basketboll, Bashkimi, ka nisur të mendojë për pjesën pranverore të kampionatit.

Prizrenasit kanë bërë lëvizjen e parë duke përforcuar radhët e veta me një basketbollist amerikan.

Bëhet fjalë për basketbollistin 24-vjeçar Lamar Wofford-Humphrey, i cili është i gjatë 206 cm dhe luan në pozitën 4-5. Në vitin e fundit lojtari ka luajtur për skuadrën e Omaha Mavericks në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtatgjati në sezonin e fundit në NCAA ka pasur një mesatare prej 8.2 pikëve dhe 4.8 kërcimeve për ndeshje.

Ndryshe, Bashkimi ka paralajmëruar edhe përforcime të reja me basketbollistë cilësorë vendës dhe ndërkombëtarë. “Arpagjik’t” aktualisht pozicionohen në vendin e pestë të renditjes tabelore, po aq sa ka edhe Trepça e vendit të katërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Z Mobile Prishtina përmes një e-maili dërguar BIBL-it…