Performanca fantastike e Gorgon City xhiruar në Biokovo u transmetua në instalimin e krijuar me ekrane Neo QLED në Galerinë Saatchi të Londrës

13 shtator 2021 | 11:23

Galeria Saatchi, Londër, UK-Samsung Electronics zhvilloi një eksperiencë gjithëpërfshirëse arti në Galerinë Saatchi të Londrës me artistin, Michael Murphy. Së bashku, ata zbuluan një instalim spiral mahnitës, të krijuar duke përdorur njëmbëdhjetë ekrane nga më të fundit të Samsung Neo QLED TV Infinity Screen. Publiku u transferua përmes instalimit në një performancë ekskluzive nga dyshja e muzikës elektronike, Gorgon City, nga Skywalk Biokovo në bregdetin adriatik të Kroacisë. Prodhuesit e kësaj përvoje, Cercle, filmuan performancën historike me këngën e re të Gorgon City, “Skywalk”, e quajtur sipas vendndodhjes ikonike, e cila u shfaq nëpër ekranet super Neo QLED me një fotografi mahnitëse.

Kjo përvojë përfaqëson vazhdimin e angazhimit të Samsung për të festuar udhëkryqin gjithnjë e në lëvizje të artit dhe teknologjisë, me mendjen vizionare të Michael Murphy. Në instalimin spiral të Murphy, që ishte gati dymbëdhjetë metra i gjatë në një dhomë të errësuar, audienca ndoqi një perfromancë ekskluzive të Gorgon City, ndërsa kamera dhe kinematografia gjithëpërfshirëse e Cercle treguan peizazhet e pasura të parkut shkëmbor Biokovo në bregdetin jugor të Kroacisë – të gjitha këto përmes lenteve të ekraneve më të avancuar Neo QLED 8K Infinity. Duke kombinuar ngjyrat perfekte deri në nivel pikseli me zërin rrethues 3D, ky instalacion dinamik kulminon në një përjetim vërtet kinematografik, që mund të arrihet vetëm përmes teknologjisë Neo QLED.

Michael Murphy tha: “Unë jam shumë krenar për këtë instalim. Të mendosh se kjo është hera e parë që kam punuar me imazhe lëvizëse në artin tim, kështu që sfida e integrimit të tyre në jo vetëm një, por njëmbëdhjetë ekrane – duket dhe ndihet e mrekullueshme. Natyrisht, kinematografia e pabesueshme e Cercle dhe cilësia e fotografisë që të lë pa frymë në Neo QLED e bëri punën time më të lehtë, për të mos përmendur faktin se ata janë ekranet më të hollë të Samsung ndonjëherë, por jam shumë i emocionuar që instalimi më ka ndihmuar të zhvilloj artin në një nivel tjetër. Kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur që Samsung dhe unë kemi punuar së bashku për këtë pjesë- ne të dy po nxisim që shikuesit ta shohin botën në një dritë të re. Unë e bëj atë me truket perceptuese mbresëlënëse, Samsung me ekranet e tyre mbresëlënëse”.

“Në Samsung, ne jemi përpjekur gjithmonë të kapërcejmë kufijtë dhe nuk ka kufi më të madh për të kaluar sesa të përjetojmë një perspektivë të re dhe të freskët.” tha Nathan Sheffield, Kreu i departmentit vizual në Samsung. “Kjo është arsyeja pse ne donim të punonim me Michael, sepse puna e tij gjithmonë i ka kapërcyer kufijtë midis artit dhe perceptimit. Cercle ka bërë të njëjtën gjë me muzikën, kinemanë dhe kulturën. Në Samsung ne synojmë t’u tregojmë klientëve tanë se sa ekspresive, frymëzuese dhe shumëngjyrëshe mund të jetë bota. Me Michael, Cercle dhe fuqinë e jashtëzakonshme vizuale të super Neo QLED ne kemi bërë një hap të madh drejt qëllimit tonë. ”

“Thjesht wow,” tha themeluesi i Cercle, Derek Barbolla. “Ne kemi filmuar disa skena të bukura në të gjithë botën dhe e dinim që videoja e Skywalk me Gorgon City nuk do të ishte përjashtim. Sidoqoftë, asnjë nga shfaqjet që kemi filmuar nuk është dukur aq e vërtetë në ekran. Pastaj, kur kombinohet me mjeshtërinë perceptuese të Michael Murphy – ajo arrin një nivel krejt të ri. Kur ndërthur muzikën, kinemanë, artin dhe televizorin më të mirë në botë, mund të krijosh diçka vërtet të veçantë. “

Matt Robson-Scott nga Gorgon City tha: “Ishte një nder të punoja me ekipin Samsung dhe Cercle. Ishte një përvojë kaq e mahnitshme të xhiroje në një vend kaq epik dhe ne mendojmë se i përshtatet në mënyrë të përsosur këngës. Ne u mahnitëm nga mënyra sesi ata punojnë dhe shpresojmë që të gjithë ta duan videon aq sa ne “.

Televizori i ri Samsung Neo QLED ofron një përvojë shikimi magjepsëse me fotografi të vërteta, ngjyra të pasura dhe teknologji kundër shkëlqimit në komoditetin e shtëpisë tuaj. Për teknologjinë vizuale të superfuqishme, të disponueshme vetëm me Neo QLED 8K TV, mund të përjetoni vërtet perspektiva të reja. Mësoni më shumë rreth modeleve NEO QLED në https://www.samsung.com/al/tvs/?neo-qled/.

Përjetoni performancën ekskluzive në https://www.samsung.com/al/explore/experiences/new-perspectives-neo-qled/ dhe mësoni më shumë për seritë NEO QLED www.samsung.com/NeoQLED.

—————————————————————————————————————————————–

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

Rreth Michael Murphy

Michael Murphy është një artist dhe krijues amerikan i njohur për artin e tij perceptues. Michael është më i njohur për stilin e tij unik të krijimit të artit që quhet “Perceptual Art”. Teknika e tij, me theks kryesor në perceptimin e shikuesit, përshkruhet më së miri si “iluzione të imazheve të dhëna në hapësirë tre-dimensionale”. Disa nga veprat e tij më të shquara janë Gun Country, The Immigrant dhe portretet e tij të Barack Obama.

Rreth Cercle

Cercle prodhon eksperienca unike, duke organizuar, filmuar dhe transmetuar koncerte në vende të zgjedhura me kujdes në të gjithë botën. Qëllimi kryesor i Cercle është të shfaqë trashëgiminë kulturore dhe monumentet përmes prizmit të muzikës elektronike dhe videove.

Rreth Gorgon City

Një dyshe e muzikës elektronike, e përbërë nga Kyle Gibbon dhe Matt Robson-Scott. Tingulli unik i tyre ka bërë që ata të kenë një sukses ndërkombëtar gjatë 5 viteve të fundit, duke grumbulluar mbi 700+ milion transmetime të kombinuara deri më sot, dhe duke luajtur me turma të mëdha adhuruesish në të gjithë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, sot arrin në Serbi. Si…