Performoi me fansin në skenë, rrëzohet keq Lady Gaga (Video)

18 tetor 2019 | 21:12

Këngëtarja e njohur Lady Gaga shquhet për performancat e saj të rrezikshme teksa këndon në skenë.

Pas prodhimit kinematografik “A Star Is Born”, ku ishte protagoniste, këngëtarja ekstravagante ka nisur me turin e saj të koncerteve dhe vendi i parë ishte  në Las Vegas.

Ndërkohë që ishte duke performuar me një fansin e saj ajo është rrëzuar së bashku me të. Në videon e cila po qarkullon në rrjet shihet Gaga teksa rrëzohet në tokë, ndërsa fansi përfundoi sipër këngëtares.

Por fatmirësisht ajo nuk ka pësuar lëndime serioze pasi pas pak minutash është kthyer për të vijuar me performancën e saj./Opinion

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të lartë të BE-së janë të shqetësuar për shkak…