Përfshihet nga flaka aeroplani amerikan që u përdor në Kosovë

22 prill 2022 | 16:08

Një aeroplan ushtarak është përfshirë në flakë në një bazë të Forcave Ajrore të ShBA-së, që la dy të lënduar.

Aeroplani ushtarak B-1B Lancer, mori flakë në bazën e Forcave Ajrore Dyess në Teksas, gjatë mirëmbajtjes rutinë të motorit.

Baza e Forcave Ajrore tha se dy personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Ne jemi shumë mirënjohës që të gjithë anëtarët e Team Dyess të përfshirë janë trajtuar dhe tani janë kthyer të sigurt në shtëpi,” tha në një deklaratë për shtyp kolonel Joseph Kramer, transmeton Klankosova.tv.

Ai më tej tha se flota dhe ushtarët e B-1B janë të gatshëm për të ekzekutuar çdo mision sulmi me rreze të gjatë veprimi.

B-1B Lancer, i quajtur shpesh “Bone”,  është një avion bombardues i rëndë supersonik me krahë të ndryshueshëm të përdorur nga Forcat Ajrore të SHBA, e që u përdor edhe gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë më 1999.

B-1B është një nga tre bombarduesit strategjikë që shërbejnë në flotën e Forcave Ajrore të SHBA, së bashku me B-2 Spirit dhe B-52 Stratofortress.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur filloi pushtimi rus i Ukrainës, forcat e Vladimir Putin…