Përfshihet nga flakët një autobus në rrugën Prishtinë – Podujevë

23 korrik 2023 | 17:09

Autobusi i kompanisë transportuese “Arditi Tours”, është përfshirë nga flakët, këtë të diel.

Incidenti ka ndodhur rrugës Prishtinë- Podujevë.

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar video dhe fotografi nga vendi i ngjarjes. Sipas pamjeve, autobusi shihet tërësisht në flakë, dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesë e një ure u shemb të dielën në…