Përfshihet nga zjarri banesa e Naim Abazit dhe Mihrije Brahës

25 maj 2023 | 16:32

Banesa e këngëtarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar për Express këngëtari Naim Abazi, duke konfirmuar se njerëzit kanë shpëtuar.

“Po është djegë po kemi kemi shpëtu mirë, njerëzit janë mirë”, tha Abazi.

I pyetur se cili ka mundur të jetë shkaku i shpërthimit të zjarrit, ai u përgjigj “si duket rryma”.

Ai tha se në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe Policia e Kosovës, ndërsa në momentet kritike tha se në banesë ka qenë djali i tyre së bashku me partneren.

Këngëtari nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin…