
Grenelli dhe Rama pajtohen të punojnë më shumë për lirimin e Thaçit
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka njoftuar se ka drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Grenelli ka thënë se bashkë me Ramën janë dakorduar që të punojnë më shumë që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të lirohet “sa më shpejt” nga burgu i Hagës.
“Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith”, ka shkruar Grenelli në “Twitter”.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë duke u mbajtur në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Procesi gjyqësor ndaj tyre ka filluar në prill të këtij viti, ku deri më tani janë dëgjuar shtatë dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
I had lunch with Prime Minister @ediramaal from our great NATO ally Albania 🇦🇱 – and we agreed that more must be done to free @HashimThaciRKS from his 3 years of prison by The Hague.
The charges against him are phony and the witnesses are saying they’ve been manipulated by Jack… pic.twitter.com/9B3MMoJBo4
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 25, 2023