Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – San Marino
01 qershor 2021
| 18:47
Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores mes Kosovës dhe San Marinos, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Rezultati pas kësaj pjesë është 2-0.
Në minutën e 27-të, Vedat Muriqi realizoi për 1-0. Muriqi shënoi edhe golin e dytë në fund të pjesës së parë.
Duhet cekur se në minutën e dytë, Kosova shënoi por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Nërsa raste të mira shënimi patën edhe Bejselmani, Halimi dhe Vojvoda, por nuk arritën t’i konkretizojnë në gol.
/Epoka e re/



