Përfundoi sezoni për Sharapovan

16 tetor 2019 | 11:47

Tenistja ruse Maria Sharapova e ka mbyllur para kohe sezonin 2019. Ish-numri një në botë ka bërë me dije se nuk do të luajë më në asnjë turne në pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Bukuroshja ruse ka vendosur të tërhiqet për të pasur më shumë kohë për t’u rikuperuar nga dëmtimi në shpatull dhe të rikthehet në formë në janar të 2020-s.

Sharapova u tërhoq javën e kaluar nga turneu i Linzit (Austri) dhe para pak orësh konfirmoi se nuk do të garojë as në turneun e Luksemburgut. Pas këtyre dy tërheqjeve Sharapova deklaroi se nuk do të luajë më këtë sezon. Ndeshja e saj e fundit është ajo e US Openit, kur u mund që në raundin e parë nga Serena Williamsi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident komunikacioni ka ndodhur mbrapa Mensës së Studentëve në…