Përfundon aksioni ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, largohen 803 deponi ilegale mbeturinash

15 dhjetor 2018 | 17:08

Fushata tremujore për pastrimin e Kosovës, e filluar më 15 shtator 2018, ka përfunduar sot, pas tre muajve të aktiviteteve të shumta në tërë Kosovën.

Gjatë kësaj periudhe me angazhimin e institucioneve, Let’s Do It Kosova e mijëra  vullnetarë, janë larguar 803 deponi ilegale dhe shumë mbeturina përrreth rrugëve e në hapësira publike.

Fushata për pastrimin e Kosovës ka mobilizuar rreth 10% të popullsisë së Kosovës, me rreth 200 mijë qytetarë anëkënd Kosovës.

Si rezultat i suksesit që ka arritur kjo fushatë Let’s Do It World ka shpallur Kosovën si shtetin më aktiv dhe më të suksesshëm në fushatën “World Cleanup Day 2018”.

Me rastin e përfundimit të fushatës, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj kanë falenderuar anëtarët e task forcës për angazhimin e tyre institucional, komunat,  shoqërinë civile, vullnetarët, mediat dhe gjithë qytetarët e Kosovës për angazhimin e tyre për pastrimin e Kosovës.

Pas përfundimit të kësaj fushate, me datën 10 janar 2019 do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për komunat më aktive dhe më të suksesshme të kësaj fushate, e të cilat do të shpërblehen me fonde për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit për vitin 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë pas…