Përfundon asfaltimi i rrugës “Ali Hadri” në Kamenicë

11 gusht 2020 | 14:23

Punët në komunën e Kamenicës janë duke vazhduar edhe në kohën e pandemisë, ku ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Ali Hadri” në lagjen “Iliria” të kësaj komune.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se kjo komunë është duke u ndërtuar dalëngadalë. “Dalëngadalë Kamenica po ndërtohet.

Asfaltimi i rrugës ‘Ali Hadri’ në lagjen ‘Ilira’ sot përfundoi, ndërkaq që ne vazhdojmë me punë për qytetarët tanë”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa  nënkryetari i kësaj komune, Faton Jakupi, ka uruar banorët e kësaj lagje pas përfundimit të asfaltimit të rrugës “Ali Hadri”. “Rruga ‘Ali Hadri’ – lagja ‘Iliria’. Edhe kjo rrugë po asfaltohet sot, urime banorëve të kësaj lagje. Vazhdojmë!”, ka thënë Jakupi.

Komuna e Kamenicës ka bërë me dije se asfaltimi i 15 rrugëve lokale, është duke u bërë në kuadër të projekteve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore nga Ministria e Infrastrukturës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në…