Përfundon asfaltimi i rrugëve në disa fshatra të Drenasit

02 tetor 2019 | 13:44

Komuna e Drenasit ka bërë me dije se është duke vazhduar t’i realizojë projektet e planifikuara dhe që janë në shërbim të mirë të qytetarëve të saj, duke treguar kështu përkushtimin dhe seriozitetin në përmbushjen e të gjitha projekteve të premtuara.

“Në kuadër të mbi 80 projekteve të planifikuara edhe sot ka përfunduar asfaltimi i disa rrugëve në fshatrat Llapushnik, Poterk e Vukovc, përkatësisht, lagjja Çupi, Thaqi, Sopi e Gashi. Vlera e investimit në këto rrugë kap shifrën prej 130 mijë euro, ndërsa gjatësia e rrugëve të shtruara me asfalt është mbi 2.3 kilometra”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Sipas këtij njoftimi, Drejtoria për Infrastrukturë Lokale ka arritur që të përfundojë me sukses projektet e investimeve kapitale për këtë vit, ku tanimë është në fazën përfundimtare të realizimit të tyre.

“Kështu kanë përfunduar asfaltimet e rrugëve në lagjet e fshatrave: Korroticë e Epërme, Zabel i Ulët, Poklek i Ri dhe i vjetër, Sankoc, Fushticë e Ulët dhe e Epërme, ku gjatësia e këtyre rrugëve ne lagjet e fshatrave të lartpërmendura është mbi 2 kilometra. Në disa lagje të këtyre fshatrave është bërë edhe rregullimi i rrugëve me zhavorr”, është thënë në njoftimin e kësaj komune.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një projekt me rëndësi rajonale synon të rrisë bashkëpunimin tregtar…